Gazeta e famshme angleze shkruan për lojtarin tonë dhe për përjashtimin nga Kosova

Futboll

Gazeta e famshme angleze shkruan për lojtarin tonë dhe për përjashtimin nga Kosova

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 21:03
Aro Muric

Një javë më parë, portieri i kombëtares së Kosovës, Aro Muric u përjashtua nga grumbullimi pas thyerjes së rregullave.

Por portieri ynë, menjëherë pas rikthimit në Angli tek Ipswich-i, nisi punën fuqishëm dhe këtë javë shkëlqeu ndaj Brightonit. 

Muric bëri gjashtë pritje dhe ishte lojtari i ndeshjes në barazimin 0:0 të skuadrës së tij.

Kjo performancë e tij ra në sy të mediave të mëdha angleze, njëra ndër to është edhe “The Guardian”.

E famshja angleze sot shkroi për Muricin, nga javë turbulluese me Kosovën deri tek suksesi i tij i sotëm.

“Muric ishte një nga tre lojtarët e dërguar në shtëpi herët nga skuadra e Kosovës javën e kaluar për një shkelje të supozuar të rregullave të tyre.

Por nënshkrimi 25-vjeçar i verës nga Burnley kaloi nga zero tek paraqitja me kombëtaren në heroin e Ipswich duke i siguruar skuadrës së tij një pikë nga një barazim pa gola dhe me një pritje mahnitëse të dyfishtë në një rast”, shkruhet fillimisht.

Lavdata pati edhe trajneri i Ipswich-it si dhe foli për problemin tek Kosova.

“Ai tregoi saktësisht pse ne donim ta sillnim në klubin e futbollit. Të gjesh një portier që mund të të fitojë pikë është masive dhe ai është një portier fitues i ndeshjeve.

Ai është ende i ri. Ai ka nevojë për ndihmë, mbështetje dhe durim ndonjëherë, por ai do t’i marrë të gjitha këtu.

U foll edhe për përjashtimin nga Kosova.

“Nuk kisha asnjë rezervë. Unë pata një bisedë të mirë me të dhe ai më foli për situatën siç e pa, e cila është e ndryshme nga disa nga versionet e tjera.

Shiko, ai është lojtari ynë. Gjëja më e rëndësishme është kur ai është me ne, dhe kthimi i tij për disa ditë stërvitje shtesë ishte një bonus për të qenë i sinqertë dhe e ndihmoi atë të bënte një paraqitje vërtet të mirë sot”, shtoi tutje.

Ipswich falë kësaj performance të Muricit fitoi pikën e dytë të stinorit, ku pas katër ndeshjeve ka dy barazime e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat