Futbolli i të rinjve ka nisur edicionin e ri futbollistik në të gjitha grupmoshat.
Ditën e sotme u luajtën ndeshjet e rradhës ku në sy ranë 3 përballje derbi mes Tiranës e Partizanit.
Të kuqtë fituan 2 sfida, në grupmoshat U14 dhe U16 me rezultatin minimal 0-1 me autor golash, Avdylaj dhe Gjati respektivisht. Derbi i moshave U15 u mbyll në barazim 2-2 me të 3 sfidat që u luajtën në Kompleksin ‘Skënder Halili’.
Në grumposhat U18, Partizani u ndal në barazim 0-0 nga Vora në transfertë, ndërsa sfida tjetër Dinamo – Teuta u mbyll 0-2 për durrsakët. Te moshat U19, Laçi fitoi 2-3 ndaj Elbasanit, ndërsa Dinamo e Teuta u ndanë në barazim 1-1.