Fisnik Asllani ka folur për fitoren e Kosovës ndaj Lituanisë në stërvitjen e ditës së sotme.
Ylli i ri i Kosovës ka thënë se fitorja ndaj Lituanisë ka qenë shumë e rëndësishme përkundër se kanë pasur një kundërshtarë të vështirë.
“Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme përkundër se ishte një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari që ka bërë lojë të mirë”.
“Ka një atmosferë shumë të mirë në ekip pas kësaj fitore dhe kjo është e rëndësishme”, tha Asllani.
Tutje sulmuesi i Hoffenheim i huazuar te skuadra nga Bundesliga 2, Elversberg foli edhe për sfidën e radhës që Dardanët e zhvillojnë ndaj Qipros.
Asllani pret që Kosova të marrë tre pikët e radhës, duke marrë parasysh që mbrapa kanë edhe tifozët ‘Dardanët’.
“Besoj që ndaj Qipros do të jetë një ndeshje e mirë pasi kemi edhe ‘Dardanët’ pas nesh dhe do të japim maksimumin për të marrë tre pikët”,deklaroi Asllain.