​Ancelotti: Shpresoj ta shmangim Cityn në short

Futboll

​Ancelotti: Shpresoj ta shmangim Cityn në short

Më: 30 janar 2025 Në ora: 08:42
Carlo Ancelotti

Real Madridi shpreson të shmangë Manchester Cityn në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, tha trajneri Carlo Ancelotti pasi mposhti Brestin 3-0 të mërkurën për të arritur në play-off të kësaj gare.

Kampionët në fuqi do të përballen ose me Celtic ose Manchester City në play-off me dy ndeshje në shkurt, transmeton KosovaPress.

“Nuk na pëlqen të luajmë kundër Cityt, por nëse duhet, do ta bëjmë si në raste të tjera ”, tha Ancelotti në një konferencë për shtyp.

“Nëse duam ta fitojmë këtë kompeticion, duhet të mposhtim skuadrat më të mira”, tha gjithashtu portieri i Realit, Thibaut Courtois.

Spanjollët humbën kualifikimin direkt në 1/16 për shkak të një fillimi të dobët në fazën e ligës me tre humbje në pesë ndeshjet e para.

"Duhet të ishim zgjuar më herët në këtë kompeticion. Tani është kështu ," tha Ancelotti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat