Bitri futet nga stoli dhe ndryshon fatin e takimit

Futboll

Bitri futet nga stoli dhe ndryshon fatin e takimit

Më: 5 prill 2025 Në ora: 19:06
Eneo Bitri

Eneo Bitri ka shënuar në Hungari, për të ndryshuar fatin e sfidës Kecskemi-Gior.

Skuadra e Gior po humbiste me rezultatin 1-0 në transfertë, teksa ishte goli i Bitrit që vendosi baraspeshën. 

Ishte minuta e 96-të, me kohën shtesë të ezauruar, kur Bitri surprizoi duke dërguar topin në rrjetë.

Goditja e tij me kokë rezultoi fatale për skuadrën kundërshtare në Hungari, që humbi 3 pikët.

Ky ishte goli i pestë në kampionat, për ish-lojtarin e Partizanit që sot u aktivizua në fundin e kohës së rregullt. Dhe pse po kalonte një periudhë mjaft të mirë, Bitri humbi çuditërisht vendin e titullarit te Gior.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat