Merino: Do të shkojmë në ‘Bernabeu’ me mentalitetin e fituesit

Futboll

Merino: Do të shkojmë në ‘Bernabeu’ me mentalitetin e fituesit

Më: 15 prill 2025 Në ora: 15:13
Mikel Merino

Mesfushori i Arsenalit, Mikel Merino, autor i golit të tretë në fitoren 3-0 në ndeshjen e parë, ka folur për ‘Cadena SER’ në prag të sfidës së kthimit ndaj Real Madridit.

‘Los Blancos’ dhe ‘Topçinjtë’ do të përballen nesër mbrëma në ‘Bernabeu’ në ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

“Ne do të shkojmë atje me mentalitetin se është një ndeshje e hapur. Do të shkojmë atje me mentalitetin e fitores”, ka thënë Merino.

“Reali i ka bërë gjërat shumë të vështira për kundërshtarët dhe ne i kemi parë gjithçka në futboll, por ndaj çdo skuadre që përballemi, do të paraqitemi në formën tonë më të mirë dhe me gjithë dëshirën për të fituar”, ka pohuar ai.

Ndeshja mes Realit dhe Arsenalit fillon në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat