Kupa e Shqipërisë për vajza, të shtunën luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale

Futboll

Kupa e Shqipërisë për vajza, të shtunën luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale

Më: 18 prill 2025 Në ora: 11:28
Ndeshjet

Kupa e Shqipërisë për vajza do të zhvillojë këtë të shtunë ndeshjet gjysmëfinale të edicionit të 16-të të këtij kompeticioni. Katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni janë Tirana, Egnatia, Apolonia e Kinostudio.

Sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, finalistët do të përcaktohen me ndeshje me sistem vajtje-ardhje, teksa takimet e para do të luhen këtë të shtunë.

Egnatia – Tirana dhe Kinostudio – Apolonia janë dy ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni të 16-të të Kupës së Shqipërisë.

Në orën 12:00 do të zhvillohet takimi i parë i fazës gjysmëfinale Egnatia – Tirana ndërsa në orën 14:00 në QSK Kamëz do të luhet ndeshja Kinostudio – Apolonia.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza:

Egnatia – Tirana, e shtunë, ora 12:00

Kinostudio – Apolonia, e shtunë, ora 14:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat