Flamurtari në Superiore pas 5 vitesh, Apolonia në Play Off!

Futboll

Flamurtari në Superiore pas 5 vitesh, Apolonia në Play Off!

Më: 20 prill 2025 Në ora: 17:17
Pamje nga ndeshja

Flamurtari ka mposhtur Vorën me shifrat 1-0 dhe është zyrtarisht ekipi i dytë që ngjitet në Kategorinë Superiore.

Besa ka triumfuar në transfertë ndaj Valbonës me shifrat 3-1, por do të luajë në Play Off.

Burreli ka mposhtur Kukësin me shifrat 3-1, duke çuar në Play Out ekipin verilindor.

Korabi ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë pasi mposhti Pogradecin me shifrat 3-0.

Kastriotit nuk i mjafton fitorja ndaj Erzenit me shifrat 3-2, pasi do të shkojë në Play Out. Apolonia është renditur në vendin e gjashtë të Play Off-it pasi doli barazim me Lushnjen e një vendi më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat