Skuadra shqiptare në finale të Kupës së Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare në finale të Kupës së Malit të Zi

Nga: K. Goca Më: 30 prill 2025 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Klubi nga Tuzi, Deçiqi, ka eliminuar Petrovacin në gjysmëfinalen e Kupës së Malit të Zi.

Finalja e tretë për Deçiçin, a do të jetë hera e tretë me fat - klubi nga Tuzi si vendas barazoi me rezultat 2:2 kundër Petrovacit në një ndeshje emocionuese gjysmëfinale dhe falë fitores në ndeshjen e parë pranë bregdetit Adriatik (1:0), kualifikohen në finale.

Skuadra shqiptare synon ta fitojë këtë trofe për herë të parë që ekziston si klub.

Tre gola u shënuan në pjesën e parë, Deçiqi kaloi në epërsi me anë të Asmir Kajeviqit, mysafirët përnbysën rezultatin me golat e Marko Franetas dhe Shimunit.

Megjithatë, pas kësaj, Kajeviq u bë përsëri heroi i ekipit nga Tuzi, i cili i çoi kampionët e vitit të kaluar në finale me golin e tij të dytë në ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat