Skuadra e Filippo Inzaghit rikthehet në Serie A pas 34 vjetësh

Futboll

Skuadra e Filippo Inzaghit rikthehet në Serie A pas 34 vjetësh

Më: 4 maj 2025 Në ora: 20:13
Filippo Inzaghi

Pisa do të luajë sërish në Serie A sezonin e ardhshëm, për herë të parë pas 34 vjetësh.

Skuadra e drejtuar nga Filippo Inzaghi siguroi matematikisht rikthimin nga liga e dytë italiane të dielën, raporton KosovaPress.

Edhe pse Pisa humbi si mysafire ndaj Barit 0:1, promovimi i tyre u konfirmua falë disfatës së konkurrentit më të afërt Spezia, e cila pësoi nga Reggina - 1:2.

Pisa tani ka nëntë pikë më shumë se Spezia dhe deri në fund të kampionatit kanë mbetur vetëm dy xhiro. Pisa do t'i bashkohet Sassuolo sezonin e ardhshëm, e cila fitoi rikthimin në Serie A në mes të prillit.

Nga ana tjetër, Spezia do të duhet të luajë në play-off për të siguruar ligën e parë.

Filippo Inzaghi, ish-sulmuesi i Milanit dhe Juventusit, drejton Pisa në moshën 51-vjeçare. Vëllai i tij më i vogël Simone Inzaghi, 49-vjeç, është trajner i kampionit aktual italian Inter.

Sassuolo siguroi promovimin në ligën më të lartë në prill, një vit pasi ra nga Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat