Lëndohet rëndë lojtari i Gjilanit, dërgohet në spital 

Futboll

Lëndohet rëndë lojtari i Gjilanit, dërgohet në spital 

Nga: K.Goca Më: 6 maj 2025 Në ora: 17:04
Pamje nga ndeshja

Një situatë e rëndë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Gjilanit dhe Malishevës.

Në minutën e 87-t Oltion Bilalli i Gjilanit u lëndua rëndë në një duel me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.

Futbollisti është dërguar për në spital.

Raportohet se Bilalli ka gjakderdhje të brendshme në kokë por është jashtë rrezikut për jetë. 

Kjo ka shkaktuar shqetësim tek futbollistët e dyja palëve dhe shikuesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat