Gjermani Cvajer ndan drejtësinë në finalen e Europa League

Futboll

Gjermani Cvajer ndan drejtësinë në finalen e Europa League

Më: 13 maj 2025 Në ora: 19:31
Cvajer

Dy klubet angleze Manchester United dhe Tottenham do të përballen në finalen e madhe të Europa League.

‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Spurs’ do të ballafaqohen në “San Mames” të Bilbaos më 21 maj.

Tashmë UEFA ka vendosur arbitrin që do të ndajë drejtësinë në finalen e kësaj garë evropiane.

Arbitri gjerman Feliks Cvajer do të gjykojë duelin në ‘San Mames’.

Arbitri gjerman në javët e fundit është vlerësuar shumë nga UEFA, e cila i besoi vetëm pak ditë më parë një ndeshje me rëndësi të veçantë siç ishte gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat