Përfundon faza e dytë e punimeve në stadiumin e FC Prishtina e Re

Futboll

Përfundon faza e dytë e punimeve në stadiumin e FC Prishtina e Re

Më: 14 maj 2025 Në ora: 17:02
Pamje

Lajme të mira për fushën e futbollit të FC Prishtina e Re. 

Lajmi konfirmohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Shtrimi i tapetit në fushën e FC "Prishtina e Re", si fazë e dytë e punimeve në këtë stadium, në Hajvali të Prishtinës, tashmë ka përfunduar.

Ky investim nga Federata e Futbollit të Kosovës, në kuadër të projekteve infrastrukturore, ka për qëllim kryesor përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në çdo cep të Kosovës.

Stadiumi i FC "Prishtina e Re" është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Prishtinës, ndërsa faza finale e këtij projekti do të përmbyllet me ndërtimin e tribunës lindore”, njofton FFK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat