Vetëm në ndeshjen e fundit siguruan pjesëmarrjen në Conference League

Futboll

Vetëm në ndeshjen e fundit siguruan pjesëmarrjen në Conference League

Më: 24 maj 2025 Në ora: 11:50
Partizani

Partizani si thuajse cdo vit edhe në këtë sezon do të marrë pjesë në europë.

Të kuqtë ia dolën vetëm në sfidën e fundit të sigurojnë pjesëmarrjen në Conference League.

Kompeticion që sigurisht sjell edhe të ardhura për kryeqytetasit. Por nga ana tjetër “Demat” duhet të shtegojnë për të luajtur ndeshjet si pritës.

Kjo pasi UEFA nuk licenson stadiumin e tyre për këtë turne. Fusha sintetike dhe rruga që të çon te stadiumi janë 2 problemet kryesorë që UEFA nuk toleron aspak dhe që kriteret nuk përmbushen.

Një lajm aspak pozitiv për Partizanin, i cili edhe në këtë sezon do të duhet të gjëjë një tjetër “shtëpi” për të pritur ekipet kundërshtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat