Shqipëria përballet me Serbinë, e gjithë bota habitet me kërkesat për bileta! Ja numri i saktë

Futboll

Shqipëria përballet me Serbinë, e gjithë bota habitet me kërkesat për bileta! Ja numri i saktë

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 13:45
Pamje kur u sulmuan futbollistët shqiptarë në Beograd me 14 tetor në vitin 2014

Sonte luhet historia në Tiranë, ku kombëtarja shqiptare ka përballë Serbinë.

Kjo ndeshje ka patur kërkesat më të mëdha për bileta në historinë e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Tiranë.

Kjo për faktin se luhet ndaj Serbisë, e cila jo vetëm mbetet pretende për vendin e dytë në grup, sikurse edhe Shqipëria e cila synon këtë rënditje, por edhe për arësyen se ndeshja në Beograd me 14 tetor 2014 u kthye në arenë boksi prej lojtarëve serbë e ku huliganët e Serbisë shpërthyen me mjete goditëse ndaj lojtarëve të Shqipërisë.

Deri tani ka 297 mijë kërkesa për bileta nga 22 mijë vende që ka stadiumi ynë.

Për sigurinë në stadium e jashtë tij janë angazhuar 2500 forca policore. Të dy trajnerët kanë deklaruar për median se duan fitore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat