Suarez: Luis Enrique, një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time

Futboll

Suarez: Luis Enrique, një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 18:55
Luis Suarez

Luis Suarez, sulmuesi i Inter Miamit, foli pas barazimit 2-2 kundër Palmeiras, i cili u lejoi amerikanëve të kualifikoheshin për raundin e 16-shes të Kupës së Botës për Klube, ku do të përballen me PSG-në e Luis Enriques:

“Për mua, Luis Enrique, së bashku me maestro Tabárez, ishte një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time.

E dimë sa e vështirë është të përballesh me kampionët e Ligës së Kampionëve.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi armët tona për të konkurruar. Duhet të korrigjojmë disa gabime që, në ndeshje si kjo, paguhen shtrenjtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat