Kompletohet shtabi teknik i skuadrës së KF Baashkimi 1947 për edicionin 2025/26

Futboll

Kompletohet shtabi teknik i skuadrës së KF Baashkimi 1947 për edicionin 2025/26

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 14:48
Trajnerët

KF Bashkimi 1947 ka kompletuar shtabin teknik për edicionin e ri 2025/26, duke sjellur disa ndryshime dhe strukturë të organizuar, raporton Open-TV.

Shtabi i ri teknik tani përbëhet nga:

Muharem Muharem – Kryetrajner

Enes Qaili – Asistent i pare dhe trajner kondicional

Hasan Bilalli – Asistent i dytë

Filip Madzovski – Trajner i portierëve

Kryetrajneri i skuadrës, Muharem Muharemi, bashkë me stafin ndihmës, ka filluar prej ditës së djeshme përgatitjet për edicionin e ri 2024/25, duke u fokusuar në ngritjen e formës së ekipit.

Me punë profesionale dhe angazhim maksimal, skuadra synon të rikthehet fuqishëm dhe objektivat e vendosura për sezonin që vijon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat