Presin në shtëpi ekipin islandez

Futboll

Presin në shtëpi ekipin islandez

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 11:09
Egnatia

Mbrëmjen e sotme, Egnatia do të rikthehet në fushën e lojës për të zhvilluar një ndeshje zyrtare.

Rrogozhinasit nisin sonte rrugëtimin në turin e parë të kualifikueseve të Champions League.

Egnatia do të presë sonte në “Arena Egnatia” skuadrën e Breidablikut.

Përballja mes kampionëve të Shqipërisë dhe islandezëve do të startojë në orën 21:00 ku do të gjykojë Antoni Bandiç.

Ekipi rrogozhinas ka arritur të fitojë ndeshjen e fundit përballë Farul Constantas me shifrat 1-0 në miqësore. Ndërsa përballë Breidablik, kjo do të jetë përballja e parë mes dy ekipeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat