Lojtarja nga Kosova shënon e asiston, Suedia demolon polaket

Futboll

Lojtarja nga Kosova shënon e asiston, Suedia demolon polaket

Nga: K.G. Më: 8 korrik 2025 Në ora: 22:57
Kosovare Asllani

Kosovare Asllani ka treguar cilësitë e saja në duel me Poloninë.

Suedia ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Polonisë në kuadër të Grupit C të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zvicër.

Asllani pos që shënoi e asistoi, është ndëshkuar edhe me karton të verdhë në minutën e 30-të.

Futbollistja Blackstenius shënoi në minutën e 8-të pas asistimit të Asllanit.

Në minutën e 52-të Asllani ka shënuar gol të bukur me kokë për 2:0. 

Në minutën e 77-të Hurtig vulosi fitoren.

Asllani është zëvendësuar në minutën e 68-të.

Në Grupin C.,Suedia kryeson me 6 pikë sa ka edhe Gjermania, që të dyja kanë siguruar kalimin më tej, duke lënë pas Danimarkën dhe Poloninë pa pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat