Luis Enrique: Po më shpërthen telefoni nga tifozët e Barcelonës

Futboll

Luis Enrique: Po më shpërthen telefoni nga tifozët e Barcelonës

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 13:18
Luis Enrique

PSG-ja ka dëshmuar sërish se momentalisht është ekipi më i mirë në glob.

Parisienët kanë shkatërruar Realin e Madridit me shifrat e thella 4-0, duke u kualifikuar në finale të Botërorit për kkube. Luis Enrique ka thënë për mediat se ka marrë një numër të madh mesazhesh urimi nga tifozët e Barcelonës.

Sa i përket homologut të tij te Reai, trajneri spanjoll ka kërkuar që Xabi Alonsos t’i jepet kohë për të ndëruar projektin e tij. Luis Enrike ka kujtuar faktin se ka punuar dy vite me grupin për të arritur suksesin e djeshëm.

“Po më shpërthen telefoni nga mesazhet e tifozëve të Barcelonës, të cilët më përgëzojnë. Xabi Alonso?

Xabi Alonso nuk ka nevojë të vërtetojë asgjë.

Ai ka nevojë për një fazë përgatitore.

Projekti i tij sapo ka filluar. Unë kam dy vite që punoj për këtë, nuk mund të bëhen krahasime”, ka deklaruar Luis Enrique.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat