Kristjan Asllani i ka thënë “Po” Bolonjës

Futboll

Kristjan Asllani i ka thënë “Po” Bolonjës

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 19:13
Kristjan Asllani

Bolonja do të jetë skuadra e ardhshme e Kristjan Asllanit.

Edhe pse është ende herët, pasi raporti mes ofertës dhe kërkesës është ende i madh, mesfushori shqiptar ka bërë pjesën e tij duke zgjedhur klubin e tij të ardhshëm.

Tani topi është në fushën e Interit, i cili nga ana e tij duhet të sakrifikojë shumë nga ana financiare që ky transferim të përfundojë me sukses.

Bolonja nuk është kurrë gati që të paguajë 15 milionë euro për Asllanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat