Portugalia publikon listën me 23-lojtarë

Futboll

Portugalia publikon listën me 23-lojtarë

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 13:48
Lista

Kombëtarja e Portugalisë ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit shtator.

Trajneri Roberto Martinez ka zbuluar listën e lojtarëve.

Në rrjetet sociale, faqja zyrtare ka shkruar se janë të ftuar 23 lojtarë, por një do jetë plus gjithmonë.

Ai është emri i Diogo Jota-s, i cili ndërroi jetë pak javë më parë.

Këto do jenë ndeshjet e para të Portugalisë pas vdekjes së Jota-s.

Kujtojmë se Portugalia do të luajë ndaj Armenisë dhe Hungarisë, ndeshje të rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat