Sylvinho merr lajmin e keq

Futboll

Sylvinho merr lajmin e keq

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 16:39
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka humbur një lider të ekipit për ndeshjen e shtatorit. Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani nuk do të jetë i gatshëm për tu vënë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

Ai luajti mbrëmë në ndeshjen Leçe – Milan, por ditën e sotme klubi italian ka dalë me një deklaratë.

Thuhet se Ramadani nuk mund të grumbullohet me Kombëtaren shqiptare, për shkak të një bllokimi në mushkërinë e majtë, për të cilën duhet të marrë trajtim mjekësor.

Kujtojmë se Shqipëria ka dy sfida në muajin shtator. Më datë 4 do të luajë miqësoren me Gjibraltarin, ndërsa 5 ditë më vonë pret Letoninë në stadiumin “Air Albania”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat