Rikthehen emocionet e derbit të kryeqytetit

Futboll

Rikthehen emocionet e derbit të kryeqytetit

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 18:36
Pamje nga ndeshja

Në Kategorinë Superiore emocionet e mëdha do të përjetohen në javën e 7-të të kampionatit.

Partizani do të përballet me Tiranën më datë 3 tetor në derbin e kryeqytetit.

“Demat e Kuq” do të presin bardheblutë në “Air Albania” në sfidën e programuar në orën 19:00.

Në prag të këtij takimi, Partizani ka publikuar çmimet e biletave për këtë takim.

Bileta më e lirë është në tribunat N, S dhe V me 500 lekë.

Duke vazhduar më pas me 1,000 lekë, 1,500 lekë, 3,000 lekë, 4,000 lekë dhe në sektorin VIP 5,000 lekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat