Letonia përgatitet për Anglinë, Riga rrethon monumentin e rëndësishëm

Futboll

Letonia përgatitet për Anglinë, Riga rrethon monumentin e rëndësishëm

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 13:26
Pamje

Letonia përgatitet për Anglinë, Riga rrethon monumentin e rëndësishëm!

Turistët britanik nuk kanë një famë të mirë në vendet baltike dhe për këtë motiv Riga po përgatitet sot në të gjitha drejtimet për ndeshjen mes Letonisë dhe Anglisë.

Me qëllim për të mbrojtur nga tifozët e Anglisë,

Monumentin e Lirisë, i cili është ndërtuar në nder të dëshmorëve të luftës së pavarësisë nga Rusia, Bashkia e Rigës ka vendosur që ta rrethojë të gjithë strukturën.

Autoritetet lokale i tremben faktit se tifozët anglezë janë të padisiplinuar dhe se mund të dëmtojnë apo mund të urinojnë në këtë monument, i cili mëngjesin e sotëm është rrethuar i tëri me një brez hekuri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat