Gjilan ndez motorët, me pikë të plota nga Malisheva

Futboll

Gjilan ndez motorët, me pikë të plota nga Malisheva

Nga: K.G. Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 14:50
Gjilani

Gjilani ka importuar tre pikë shumë të rëndësishme nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malisheva.

Skuadra e Gjilanit me trajner Debatik Curri e mposhtën me rezultat 2:1 Malishevën, në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Gjilani megjithatë ndezi motorët, shënoi dy herë në pjesën e parë duke iu falënderuar futbollistëve Senad Jaroviq (4’) e Blerind Morina (29').

Për Malishevën shënoi Opeh (89’).

Gjilani është në vend të tetë me 15 pikë e Malisheva në të shtatin me 16 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat