Palladino, trajneri i ri i Atalantas

Futboll

Palladino, trajneri i ri i Atalantas

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 12:56
Raffaele Palladino

Raffaele Palladino ka mbërritur në qendrën stërvitore të Atalantës për të nënshkruar një kontratë deri në qershor 2027 me La Dea.

Palladino është gati për t’u emëruar si trajneri i ri i Atalantës, pasi ish-sulmuesi ka mbërritur në Zingonia.

Siç raportoi më parë Football Italia, Palladino do të firmosë një kontratë deri në qershor 2027.

Atalanta konfirmoi largimin e Ivan Juric të hënën dhe tani është gati të emërojë ish-taktikun e Fiorentinës.

Palladino ishte lidhur javën e kaluar me një rikthim te Fiorentina, pas shkarkimit të Stefano Piolit, dhe madje edhe me një mundësi te Juventusi para emërimit të Luciano Spallettit.

Megjithatë, siç raportohej më parë, 41-vjeçari nuk ka qenë kurrë kandidat real për toskanët apo për Bianconerët dhe tani është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Palladino do të gjejë një skuadër që ka karakteristikat e duhura për stilin e tij të lojës, dhe klubi shpreson që trajneri i ri të forcojë transferimet e reja verore, të cilat nuk arritën të linin gjurmë nën drejtimin e Juric.

Debuti i Palladinos me Atalantën do të jetë në transfertë ndaj Napolit pas pushimit ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat