Klubi i njohur gjerman feston fitoren e Kosovës

Futboll

Klubi i njohur gjerman feston fitoren e Kosovës

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 14:39
Albian Hajdari e Fisnik Asllani

Klubi i Hoffenheim-it ka uruar Kosovën, skuadër e cila mbrëmë siguroi play-off e Kampionatit Botëror 2026, një arritje historike për Dardanët tanë vëllezër.

Klubi gjerman, me një postim emocionues në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një foto të lojtarëve të Kosovës, ku në qendër janë tre yjet e skuadrës së Hoffenheim, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

“Ëndrra e Kupës së Botës së tyre po vazhdon. Fis, Leon dhe Albi siguruan biletën për në play-offin e Kupës së Botës.

Numri 11 i ynë e nisi këtë fitore me gol për ta bërë rezultatin 1-0 ndaj Sllovenisë”, shkruhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat