Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë - Zvicër

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë - Zvicër

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 19:32
Pamje nga ndeshja

Kosova mbyll sot rrugëtimin e saj në grupin kualifikues të Botërorit 2026, me një përballje me Zvicrën që ka shijen e hakmarrjes.

Dy skuadrat u ndeshën në startin e eliminatoreve dhe ajo ndeshje përfundoi me shifrat 4-0.

Një diferencë që tashmë thuajse i jep garancinë Zvicrës për vendin e parë në grup, pasi do të duhet një fitore me 6 gola e “Dardanëve” për të bërë mrekullinë e për të siguruar kualifikimin direkt në fazën finale të turneut.

Image

Formacionet

Kosova - Zvicra

Kosova: Muriç, Aliti, Am. Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani dhe Muriqi.

Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanj, Elvedi, Widmer, Sow, Aebischer, Xhaka, Manzambi, Embolo e Vargas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat