Kërnaja befason te Partizani

Futboll

Kërnaja befason te Partizani

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 13:53
Partizani

Oltijon Kërnaja po drejton Partizanin B sot ndaj Orikut, ndryshe nga se kishte paralajmëruar. Trajneri i “demave” ishte shprehur më parë, se Realf Zhivanaj qëndron në krye të ekipit B.

“Tashmë Realfi bën punën që do bëja unë. Është trajner i parë i ekipit B dhe ndihmësi im.

Jemi një. Bashkë me Realfin është dhe Kushtrimi dhe Ori, jemi një grup djemsh të rinj që besojmë shumë te njëri-tjetri”, tha Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë.

Ekipi B po përballet me Orikun, që kryeson renditjen. Sot nga ekipi i parë janë shfaqur edhe Xhuliano Skuka me Saliu Sembenen si titullarë.

Në anën tjetër, Viktor Da Silva pret mundësinë e tij në stol. Kështu bëhet fjalë për tri lojtarë, të rikuperuar nga dëmtimet dhe që mund të përdoren tek ekipi i parë në javën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat