Granit Xhaka pas barazimit ndaj Liverpoolit, del me një mesazh

Futboll

Granit Xhaka pas barazimit ndaj Liverpoolit, del me një mesazh

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 12:00
Granit Xhaka me shokë

Skuadra e Sunderlandit mbrëmë mori një pikë të “artë” ndaj Liverpoolit në “Anfield”, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 1:1.

Granit Xhaka, në rrjetet sociale ka shkruar me një mbishkrim: “Mentalitet, karakter.

Një pikë e madhe.

I lumtur me këtë skuadër…”.

Xhaka luajti gjithë ndeshjen dhe i shpëtoi një kartoni të verdhë, që do ta linte atë jashtë fushave për një ndeshje (ndaj Manchester Cityt).

“Macet e Zeza” pas barazimit 1:1 ndaj “The Reds”, shkojnë në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 6-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat