Mesfushori i Kombëtares spektakolar, “çon peshë” stadiumin

Futboll

Mesfushori i Kombëtares spektakolar, “çon peshë” stadiumin

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 16:49
Pamje

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor po fiton në transfertë përballë Konyaspor.

Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Superligës turke, është momentalisht 0-1.

Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, ai që asistoi në këtë gol.

Në minutën e 45-të të pjesës së parë, dibrani lëshoi një harkim perfekt në zonë, me Akaydin që çoi topin në rrjetë.

Ky asist perfekt i shqiptarit “çoi peshë” stadiumin, të cilët mbyllën në fitore pjesën e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat