“Respekto pronarët e klubit”, Rooney i ashpër me trajnerin e Premier League

Futboll

“Respekto pronarët e klubit”, Rooney i ashpër me trajnerin e Premier League

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 19:13
Rooney

Dalja hapur e trajnerit të Chelsea, Maresca ndaj klubit ka shkaktuar diskutime të mëdha. Legjenda e Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, u tregua i ashpër me Marescën.

“Për mua ishte shumë e ngjashme me situatën e Mo Salah javën e kaluar, ishte diçka shumë e menduar.

Ai e di saktësisht çfarë po thotë dhe kujt po ia drejton. Bordi dhe pronarët e Chelseat e dinë shumë mirë që këto fjalë janë për ta.

Duhet të respektosh pronarët e një klubi futbolli. Ata të punësojnë dhe të sjellin në klub, ndaj është mënyra e tyre. Mendoj se ai ka shkuar pak kundër kësaj”, tha ai në episodin më të fundit të The Wayne Rooney Shoë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat