Ish-mesfushori i Tiranës gati rikthimin në Superiore!

Futboll

Ish-mesfushori i Tiranës gati rikthimin në Superiore!

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 11:00
Okseold Sefa

Okseold Sefa ka gati rikthimin në Superiore. Ish-mesfushori i Tiranës, i cili momentalisht aktivizohet me Kukësin në Kategorinë e Parë, është pranë rikthimit te Vora.

Burime për “Newsport.al” bëjnë me dije se lojtari është kontaktuar nga klubi voran, por ende s’ka një vendim final. Kjo për shkak se klubi aktual, Kukësi, nuk e lë të lirë mesfushorin 24-vjeçar.

Megjithatë, pritet të shihet se ç’do të ndodhë.

Mësohet se lojtari mund të ndërmarrë edhe hapa ligjorë ndaj klubit verilindor, por vendimi përfundimtar mbi këtë operacion pritet të merret gjatë muajit janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat