Partizani “zemërgjërë”

Futboll

Partizani “zemërgjërë”

Më: 6 janar 2026 Në ora: 11:31
Skander Tahri, portier i Partizanit

Partizani do të “përforcojë” një nga ekipet e Kategorisë së Parë dhe bëhet fjalë për Luftëtarin.

Mësohet se dy nga futbollistët e kryeqytetasve do të huazohen te ekipi gjirokastrit për deri në fund të këtij sezoni.

Skandër Tahri dhe Amdi Diallo pritet të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës së Luftëtarit, duke u larguar nga kryeqytetasit. I pari luan si portier, por te “Demat” nuk ka minutat e dëshiruara dhe në këtë mënyrë në Gjirokastër mund të marrë një rol kryesorë.

Ndërkohë i dyti luan si mbrojtës qendre dhe do të përforconte repartin e prapavijës së bluzinjve.

Mosha e re e futbollistëve bën që drejtuesit e kuq vetëm t’i huaozjnë që futbollistët të marrin minuta dhe të kenë më shumë hapësirë, njëkohësisht të fitojnë edhe eksperiencë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat