Ardit Tahiri konfirmon largimin nga Llapi

Futboll

Ardit Tahiri konfirmon largimin nga Llapi

Më: 16 janar 2026 Në ora: 22:42
Ardit Tahiri

Futbollisti Ardit Tahiri ka konfirmuar largimin nga skuadra e Llapit.

Ai karrierën do ta vazhdoj në Ukrainë te skuadra e Kolos Kovalivka.

Llapi ga ky transferim do të fitoj 100 mijë euro + 50 mijë të tjera bonus, e po ashtu do të ketë edhe 25% të kartonit të tij, për shitjen e radhës.

”Faleminderit KF Llapi. Faleminderit secilit që ishte pjesë e këtij rrugëtimi tim në këtë ekip me traditë. Ishte kënaqësi ta përfaqësoj këtë fanell. Fat dhe shumë suksese në të ardhmen!”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë që Ardit Tahiri gjatë verës u huazua te skuadra finalndeze, HJK Helsinki, ku fitoi Kupën e Finladës, e pastaj u rikthye përsëri te Llapi.

23-vjeçari tani do të shijoj eksperiencën edhe në Ukrainë, ku do të jetë në të njëjtën skuadër me futbollistin tjetër kosovar, Albin Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat