Kapiteni i Kosovës në mesin e mbrojtësve më të vlerësuar në Itali 

Futboll

Kapiteni i Kosovës në mesin e mbrojtësve më të vlerësuar në Itali 

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 17:50
Amir Rrahmani

Futbollisti nga Kosova, Amir Rrahmani është një prej mbrojtësve më të vlerësuar në Serie A brenda këtij sezoni.

Rrahmani është i katërti më i vlerësuar sipas sajtit “Sofascore”.

Para kapitenit të kombëtares së Kosovës, më të vlerësuar janë mbrojtësit: Bastoni (7.45), Jacobo Ramon i Como-s (7.33) dhe Mario Gila (7.23).

Kurse pas Rrahmanit (7.19) është mbrojtësi i Milanit, Pavlloviq (7.09).

Kujtojmë që mbrojtësi është i lënduar dhe pritet të mungoj disa javë te Napoli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat