Gjimshiti më i miri te Atalanta ndaj Bayernit

Futboll

Gjimshiti më i miri te Atalanta ndaj Bayernit

Më: 11 mars 2026 Në ora: 13:23
Pamje nga ndeshja

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ishte një nga pikat më pozitive të Atalantës në përballjen e vështirë ndaj Bayern Munich, pavarësisht se u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes.

Gjimshiti u hodh në fushë në fillim të 45-minutëshit të dytë dhe arriti të spikasë menjëherë me paraqitjen e tij solide në repartin defensiv.

Momenti më vendimtar erdhi në minutën e 75-të, kur mbrojtësi shqiptar ndaloi një top pothuajse të sigurt për gol në vijën fatale, pas një goditjeje të rrezikshme të Joshua Kimmich.

Mbrojtësi shqiptar tregoi qetësi, vendosmëri dhe siguri në ndërhyrje gjatë minutave që ishte në fushë, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në prapavijën e skuadrës së Bergamos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat