Pse Donnarumma e hoqi dorën nga topi te goli i parë i Real Madridit?

Futboll

Pse Donnarumma e hoqi dorën nga topi te goli i parë i Real Madridit?

Më: 12 mars 2026 Në ora: 14:11
Pamje nga ndeshja

Në Angli ka debat të madh për paraqitjen e Gianluigi Donnarumma në ndeshjen mes Real Madridit dhe Manchester City.

Mes kritikave për gabimin në golin e parë dhe meritës për penalltinë e pritur ndaj Vinicius Jr., opinioni në Angli anon më shumë drejt gjykimit negativ, duke e konsideruar vendimtare pasigurinë që i hapi rrugë fitores së Realit.

Episodi kryesor është goli i parë i shënuar nga Federico Valverde. Në pamjet e përsëritura shihet qartë se portieri italian, në momentin kur topi ishte pranë dorës së tij, e tërhoqi dorën e majtë dhe nuk e preku, duke i dhënë mundësi Valverdes të shënojë në portën bosh.

Mesfushori uruguajan më pas realizoi edhe dy gola të tjerë, duke kompletuar tripletën.

Hipoteza më e përhapur është se Donnarumma kishte frikë se po dilte jashtë zonës dhe mund të prekte topin me dorë jashtë saj. Ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, shpjegon:

“Ai mendoi se po ndërhynte jashtë zonës dhe zgjodhi të mos rrezikojë penallti apo karton të kuq. Më mirë të sakrifikojë golin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat