Lionel Messi shpërthen në lot pas ndeshjes së tij të fundit në Argjentinë

Futboll

Lionel Messi shpërthen në lot pas ndeshjes së tij të fundit në Argjentinë

Më: 1 prill 2026 Në ora: 11:54
Lionel Messi

Në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi, Lionel Messi shpërtheu në lot ndërsa u rreshtua me shokët e tij të ekipit për herë të fundit në tokën argjentinase.

Sulmuesi është hera e fundit që do të luajë para tifozëve të tij në shtëpi.

Argjentina e Mesit u përball me Zambian në La Bombonera në Buenos Aires në një miqësore, me ish-yllin e Barcelonës që shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.

Messi, i rikthyer në formacionin titullar nga trajneri Lionel Skaloni pas fitores së zbehtë të Argjentinës ndaj Mauritanisë të premten e kaluar, pati një ndikim të menjëhershëm në miqësoren e mbrëmshme të cilën e fituan me shifrat e thella 5-0.

Në Botëror, Argjentina do të luajë në Grupin J ku do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë. Mesi do të luajë në Kupën e Botës së tij të 6-të ndërsa synon trofeun për herë të dytë radhazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat