Jordan Pickford pëson gol me Anglinë pas gati dy viteve

Futboll

Jordan Pickford pëson gol me Anglinë pas gati dy viteve

Më: 1 prill 2026 Në ora: 13:56
Jordan Pickford

Jordan Pickford ka regjistruar një rokord personal.

Ai është njëri nga portierët më të mirë në botë, derisa mban vendin e titullarit edhe te Kombëtarja e Anglisë.

Gardiani anglez mbrëmë ka pësuar golin e parë në kombëtare, pas gati dy viteve.

Pickford pësoi gol në ndeshjen miqësore ndaj Japonisë, ku Anglia pësoi humbje me rezultat 1-0.

Hera e fundit kur 32-vjeçari u mposht me kombëtaren, ishte më 10 tetor të vitit 2024, në ndeshjen ndaj Greqisë, derisa për 10 ndeshje sa ishte titullar deri më tani, e mbajti portën e paprekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat