Një gjermani që i vjen keq për mungesën e Italisë në Botëror

Futboll

Një gjermani që i vjen keq për mungesën e Italisë në Botëror

Më: 7 prill 2026 Në ora: 17:55
Joshua Kiimich

Në konferencën e fundit për shtyp para sfidës Real Madrid-Bayern Munih, Joshua Kiimich nuk i shptoi dot pyetjes për mungesën e Italsië në Botëror, duke ditur rivalitetin e madh mes dy kombeve dhe historikun e përballjeve mes tyre.

“Italia ka munguar në tre Botërorë, por midis tyre, ka fituar një Kampionat Evropian. Në dekadën e fundit, Gjermania ka fituar vetëm një Kupë Konfederatash.

Ndoshta nuk jam personi i duhur për të folur për këtë gjë, por Italia është një vend i shkëlqyer, me lojtarë të shkëlqyer që do të doja t’i shihja në këtë Botëror.

Kështu që nuk jam i kënaqur me mënyrën se si shkoi”, u përgjigj Kimmich.

Hera e fundit që Italia ka marrë pjesë në një Kupë Bote ka qenë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë ka dështuar të kualifikohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat