PSG trondit Liverpoolin
Barcelonës nuk i mjaftoi fitorja në Madrid me rezultat 2:1 ndaj Atleticos, pasi që i kushtoi shtrenjtë humbja me 0:2 në ndeshjen e parë çerekfinale.
Atletico është kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Atletico Madridi dhe PSG janë gjysmëfinalistët e parë të Champions League në futboll.
Rezultatet
Atletico – Barcelona 1:2 (2:0)
Liverpool – PSG 0:2 (0:2)
Në kllapa janë ndeshjet e para
Barcelona e Liverpooli paketojnë valixhet për në shtëpi.
Barcelona e nisi furishëm ballafaqimin ndaj Atleticos në Madrid.
Në minutën e 5-të, Lamine Yamal (Barcelona) doli i vetmuar e më të parën nga 16 metra goditi topin përtokë duke kaluar në epërsi Barcelonën, 0:1.
Në minutën e 24-të Dani Omo asistoi për mrekulli deri te Ferran Torres i cili veproi edhe më bukur e me mjeshtri në pozitë ballë për ballë me portierin, duke shënuar supergol, 0:2.
Pas një minute, Fermín (Barcelona) është në pozicion të mirë dhe dërgoi një goditje të vështirë me kokë drejt mesit të portës, por portieri reagon mirë për ta ndaluar përpjekjen e tij.
Portieri e goditi me këmbë në kokë Ferminin duke lënduar e përgjakur fytyrën e tij.
Në minutën e 31-të, Ademola Lookman (Atl. Madrid) mori pasim të shkurtër nga Marcos Llorente gjatë lëvizjes së tij në 16-sh, dhe nga afërsia lëshoi një gjuajtje të pandalshme brenda shtyllës së djathtë, 1:2.
Në minutën e 79-të Barcelona mbetet pa një futbollist në fushë, Eric Garcia u përjashtua direkt me karton të kuq pasi që si lojtar i fundit ka faulluar një futbollist të Atleticos.
Skuadra nga Madridi kremton kualifikimin dhe Barcelona kokulur largohet nga fusha.
Kampioni në fuqi i Evropës. PSG, është kualifikuar në gjysmëfinalen e madhe, duke eliminuar njërin nga superfuqitë e futbollit siç është Liverpooli.
PSG ka triumfuar edhe në fushën e Liperpoolit me rezultat 2:0, po ashtu edhe në takimin e parë me 2:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:0 shkojnë më tej.
Ndeshje e luftuar deri në fund por vendasit pa forcë për të mposhtur parisienët.
Në minutën e 73-të, PSG shënoi për fitoren e madhe. Autor i golit është Ousmane Dembele.
Në minutën e 90+1 Bradley Barcola shfaq vizion të shkëlqyeshëm dhe asiston për Ousmane Dembele (PSG), i cili tregon qetësi brenda zonës për ta futur topin nga afër në rrjetë. 0:2.