Ernest Muçi po përjeton sezonin më të mirë në karrierë

Futboll

Ernest Muçi po përjeton sezonin më të mirë në karrierë

Më: 15 prill 2026 Në ora: 11:15
Ernest Muçi

Edhe pse Ernest Muçi po bën shumë mirë te ekipi i Trabzonspor, drejtuesit ende nuk e kanë ndarë mendjen për të blerë ose jo kartonin e sulmuesit shqiptar.

Muçi po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, e përkthyer me 13 gola dhe 8 asiste në 29 ndeshje,

Superliga dhe Kupa e Turqisë.

Sipas raportimeve që vijnë nga Turqia, konkretisht “Eagle Media”, thuhet se klubi i Besiktas ka bërë “prapa-kthehu” për Ernest Muçin.

Nëse “Shqiponjat” e Stambollit nuk e shesin për tarifën që ata kërkojnë apo pretendojnë, 25-vjeçari do të mbetet pjesë e Besiktas për sezonin e ardhshëm, ndryshe nga sa u tha më parë se nuk do të kishte më rikthim. Sipas “Transfermarkt”, kartoni i Ernest Muçi vlen 11 milionë euro.   

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat