Dy gjigantët e Bundesliga-s interesohen për shqiptarin 

Futboll

Dy gjigantët e Bundesliga-s interesohen për shqiptarin 

Më: 21 prill 2026 Në ora: 11:11
Adri Mehmeti

Adri Mehmeti është duke kaluar në formë fantastike në MLS me fanellën e New York Red Bulls.

Për shkak të paraqitjeve pozitive, ai ka “rënë” në sytë e gjigantëve të futbollit europian.

Bëhet fjalë për Bayern Munchen dhe RB Leipzig.

Dy klubet mund të nënshkruajnë me lojtarin e ri shqiptar, që është vetëm 17-vjeçar.

Në rast se ndodh një gjë e tillë, Mehmeti shumë lehtë mund të përfundojë në Leipzig, kjo për shkak të pronarëve të njëjtë që kanë dy skuadrat..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat