PSG - Bayern thyen çdo rekord

Futboll

PSG - Bayern thyen çdo rekord

Më: 29 prill 2026 Në ora: 12:39
Pamje nga ndeshja

Ndeshja spektakolare mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munich (5-4) nuk ishte vetëm një show futbolli, por edhe një sfidë historike që i theu disa rekorde në Champions League.

Ja 10 statistikat më të jashtëzakonshme të duelit të “çmendur” që u zhvillua mbrëmë në Paris:

1. Për herë të parë në histori, një gjysmëfinale e Champions League i pati 5 gola vetëm në pjesën e parë.

2. Ishte gjysmëfinalja e parë ndonjëherë me 9 gola total, duke e thyer rekordin e mëparshëm (7 gola), mes tyre edhe Inter-Barcelona 4-3.

3. Vetëm një ndeshje tjetër në këtë sezon ka pasur 9 gola: 7-2 mes Barcelonës dhe Newcastle në 1/8 finale.

4. Ndeshja ishte vetëm një gol larg rekordit absolut në fazat “knockout” (8-2 i Bayern ndaj Barcelonës në 2020).

5. Në historinë e Champions League, vetëm 4 ndeshje kanë pasur më shumë gola se kjo.

6. Në ndeshjen e kthimit duhen vetëm 4 gola për ta barazuar rekordin e golave në total në një përballje me vajtje-ardhje (13 gola).

7. Barcelona e mban rekordin me 45 gola në një sezon të Championsit, por PSG (43) dhe Bayern (42) janë shumë pranë.

8. Për PSG ishte fitorja e 100-të në Champions League (pa i llogaritur fazat para-kualifikuese) – asnjë skuadër franceze nuk e kishte arritur më parë.

9. Khvicha Kvaratskhelia u bë lojtari më produktiv në fazën e eliminimit me 7 gola. Ish-futbollisti i Napolit arriti në kuotën e 10 golave në këtë edicion, duke e barazuar rekordin e Zlatan Ibrahimovic me PSG-në.

10. Nga ana tjetër, Harry Kane arriti në 13 gola këtë sezon, vetëm dy më pak se lideri Kylian Mbappé.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat