Njihuni me Flamur Ademin, supertalentin shqiptarë

Futboll

Njihuni me Flamur Ademin, supertalentin shqiptarë

Më: 1 maj 2026 Në ora: 19:22
Flamur Ademi

Një lajm të bukur ka marrë familja Ademi nga Çegrani i Gostivarit që jeton dhe vepron në Kreuzlingen të kantonit Thurgau në Zvicër.

Djali i tyre Flamur Ademi ka bërë krenarë familjen, pasi në një konkurrencë prej 200 fëmijëve është zgjedhur në mesin e 22 futbollitëve të talentuar për ty bërë pjesë e skuadrës së njohur nga Zvicra, ST. Gallen U15.

Flamur Ademi është i lindur më 21 dhjetor 2012. Me futboll ka nisur të merret që në moshën 6 vjeçare në qytetin e lindjes Kreuzlingen, skuadër që garon në Promotion ligë ose Liga e Tretë e Zvicrës.

Ai luan në pozitën e mesfushorit defensiv.

Talenti i Flamurit bie shpejt në sy të specialisteëve të futbollit duke vazhduar rrugëtimin e tij në Burglen, ku nisi të trajnojë me trajner profesionistë dhe të specializuar.

Pas një përkushtimi të madh në shkollën e talenteve, Flamuri sot u bë pjesë e St. Gallen U15, ndërsa gjatë kësaj periudhe ai ka bërë stërvitje shtesë me trajner të posaçëm.

Si çdo fëmijë edhe Flamuri ka dëshirat e tij jetësore.

Ai një ditë ëndërron të vesh fanellën e gjigantëve të futbollit europian: Bayern dhe Milan, ndërsa nga futbollistët e famshëm admiron yjet botërorë, Mesi dhe Ronaldo.

Portali ynë Open-TV i dëshiron Flamur Ademit shëndet, fat dhe karrierë të pasur ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat