Salah: Jam i lumtur që po largohem nga dera kryesore

Futboll

Salah: Jam i lumtur që po largohem nga dera kryesore

Më: 2 maj 2026 Në ora: 15:05
Mohamed Salah

Mohamed Salah njoftoi në mars se do të largohej nga Liverpuli në fund të sezonit, duke i dhënë fund një epoke të artë 9-vjeçare të shënuar nga dy tituj të Premier Ligës dhe një fitore historike në Ligën e Kampioneve.

Me 257 gola dhe 122 asiste në 440 paraqitje, egjiptiani largohet jo vetëm si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e klubit, por në të gjithë Premier Ligën.

I intervistuar nga ish-legjenda e të kuqve, Steven Gerrard, Salah foli për TNT Sports.

“Jam i lumtur që po largohem tani nga dera kryesore, jam i kënaqur… është koha të iki.

Nuk jam plakur brenda natës, sezoni i kaluar ishte i pabesueshëm. Ndihem sikur kam ende shumë për të dhënë dhe do të vlerësoj se çfarë është më e mira për mua.

Por, duke jetuar këtë sezon, ndjeva se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë tani dhe jam në paqe me veten time. Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë ne dhe, po, nuk dua të them shumë më tepër”, përfundoi egjiptiani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat