Arsenali e ka kryer punën për 45 minutat e parë ndaj Fulhamit, duke triumfuar me rezultat 3:0 në takimin e javës së 35-të të Premie League.
Arsenali ka marrë pikë të plota në luftë për titullin e kampionit.
Gyökeres ka shënuar në minutën e 9-të e të 45+4 dhe Saka në minutën e 40-të.
Arsenali prin me 76 pikë, ka dy ndeshje e 6 pikë më shumë se Manchester City në pozitën e dytë. Fulham është në vend të dhjetë me 48 pikë të grumbulluara.