Ish-kapiteni Pyjol: Bastoni nuk do ta ketë të lehtë tek Barcelona

Futboll

Ish-kapiteni Pyjol: Bastoni nuk do ta ketë të lehtë tek Barcelona

Më: 11 maj 2026 Në ora: 15:49
Carlos Pyjol dhe Bastoni

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carlos Pyjol ka dhënë opinionin e tij, nëse Alesandro Bastoni është apo jo i duhuri për skuadrën “blaugrana”.

Edhe ka shprehur komplimenta për mbrojtësin e Interit, ai ka deklaruar:

“Të luash si mbrojtës në Barcelonë nuk është e lehtë me një mbrojtje kaq të lartë.

Ndonjëherë është e vështirë të përshtatesh dhe nëse klubi mendon se duhet të shkojë dhe të marrë Bastonin, atëherë mendoj se po blejnë lojtarë shumë të fortë dhe do ta kenë analizuar në mënyrë të përsosur për të kuptuar nëse është zgjedhja e duhur, dhe nëse po nëse blerja e tij është e realizueshme, sepse në fund mund të dëshirosh një lojtar, por nuk ka kushte për ta blerë atë”, ka thënë Pyjol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat